Kevin Creekman nga Gjermania, që nga fëmijëria kishte pasur probleme me mbipeshë, e në një moment të caktuar ai peshonte hiq më pak se 150 kilogramë.
Kështu një ditë vendosi të heq dorë nga shprehitë e tij të vjetra – ngrënia e pakontrolluar dhe pijet e ndryshme me shumë sheqer, duke arritur që brenda një viti të humb plotë 80 kilogramë, transmeton Telegrafi.
Ishte i vendosur që të jetë më i kujdesshëm me përmbajtjen e ushqimit dhe vazhdimisht ushtronte në palestër. E sot tërë trupin e tij të formësuar me muskuj, e ka mbuluar me tatuazhe dhe punon si model.
Madje thotë se kurrë më mirë nuk është ndjerë në lëkurën e tij sesa tani – duke u bërë thirrje të rinjve që të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre. /Telegrafi/