Telegrafi

Dikur vishte rroba me numër XXXXL, ndërsa sot të gjithë ia kanë lakmi për linjat trupore (Foto)

Një burrë shumë i plotë, i cili shpesh ishte detyruar të blejë dy bileta aeroplani për shkak se nuk mund të ulej vetëm në një karrige, ka arritur të heq dorë nga shprehia e vjetër për të konsumuar mbi 15.000 kalori në ditë, dhe atë falë ushtrimeve në palestër dhe vrapimit në natyrë, ndërsa rezultatet janë të pabesueshme.

Ross Gardner 39-vjeç nga Florida, ka arritur të humb shumë kilogram , pasi dikur kishte 180 kilogramë ndërsa sot vetëm 88, transmeton Telegrafi.

I gjithë ky ndryshim drastik filloi, kur mjekët e paralajmëruan se i kanë mbetur vetëm edhe tri vite jetë.

Gardner ka pranuar se dikur konsumonte rreth 15.000 kalori në ditë, që i bie gjashtë herë më shumë sesa mesatarja e lejuar për një mashkull, dhe se vishte rroba me numrin XXXXL.

Ndërsa gjatë një udhëtimi në Bahamas, Ross kishte mbetur fytyrë skuqur kur zyrtarët e aviokompanisë e detyruan të paguajë dy bileta aeroplani, për faktin se nuk mund të ulej mirë në një karrige.

Kurse mjekët një ditë e paralajmëruan se po i rrezikohet jeta, dhe se patjetër duhet të humb peshë nëse dëshiron të jetojë.

Dhe kështu ai një ditë i tha përgjithmonë, picave, hamburgerëve dhe uiskit, duke e transformuar trupin e tij brenda 10 muajve.

Por edhe pse arriti të humb afro 100 kilogramë, atij i është dashur t’i nënshtrohet disa operacioneve për të hequr lëkurën që i ishte zgjatur gjatë mbipeshës.

“Nuk e njihja veten kur shikohesha në pasqyrë, sepse dukesha gjigant dhe urreja veten për këtë. Një ditë sa isha në punë duke u ulur në karrige i kam shqyer pantallonat duke u ulur, dhe aty i thash vetes se patjetër duhet të bëjë diqka”, ka deklaruar Ross.

“Por nuk ishin vetëm pantallonat që më bindën të humbi në peshë, por edhe paralajmërimi i mjekëve dhe poshtërimi që më është bërë gjatë një udhëtimit, kur zyrtarët e aviokompanisë me detyruan të paguaj dy bileta, për faktin se nuk mund të ulesha rehat në një karrige”, ka shtuar ai. /Telegrafi/