Site icon Telegrafi

Dikur “vërshoheshin” nga turistët, sot këto anije janë “punkte” për vaksinimin e të moshuarve në Itali

Në Venedik të Italisë ka filluar vaksinimi kundër COVID-19, ku po përdoren si “taksi ujore” gondolat e barkat e ndryshme për t’i vaksinuar të gjithë personat mbi 80 vjet.

Anijet “legjendare” me ngjyrë të kuqe u shfaqën në vendin ku zakonisht qëndrojnë anijet për turistë, derisa qytetarët qëndronin të qetë nëpër kolona duke pritur që me radhë të vaksinohen, transmeton Telegrafi.

Zyrtari shëndetësor i Venedikut, Edgardo Kontato, ka thënë se anijet janë përdorur me qëllim që të mund të shkojnë tek secili i moshuar që jeton nëpër rajone të “izoluara”.

Siç raportojnë mediat italiane, janë vaksinuar të moshuarit nga ishulli Saint Erazmo, Murano dhe Izola. /Telegrafi/

Exit mobile version