Telegrafi

Dikur i varfër e tash miliarder, por paratë i ndan me punonjësit (Video)

Ishte larguar si i ri nga një qytezë e Turqisë, për të studiuar në New York të Shteteve të Bashkuara.

Hamdi Ulukaya ishte një student i varfër, që punonte me honorar, sa për të paguar gjërat elementare.

Me këshillën e babait të tij, ai e ka nisur një biznes të vogël të prodhimit të djathit, kurse në vitin 2002, ka themeluar një fabrikë për prodhimin e jogurtit.

Me kalimin e kohës, ai e ka rritur kompaninë, ndërsa tani ka një pasur prej 1,92 miliard dollarëve.

Mirëpo, Ulukaya i ka pushtuar mediet me një lajm sensacional, se do të ndajë të ardhurat e kompanisë me punëtorët, transmeton Telegrafi.

Pasi kompania të shitet, secili punëtorë varësisht nga koha sa ka punuar, do të marrë mbi 100 mijë dollarë.

Ndryshe, ai njihet si një bamirës shumë i madh, që deri më tani i ka ndarë 700 milion dollarë për refugjatët nga Siria. /Telegrafi/

A Muslim immigrant from Turkey comes to the USA and 10 years ago had nothing, he now runs a Yogurt company worth billions.

He just gave 10% to the employees, worth 100,000's of dollars for each employee. He also gave $700m to Syrian refugees. This guy is a hero.

LIKE Ahmed Hamoodi Saeed

What's going on in Syria?https://youtu.be/4phzZRM7ItA

[SHARE]

Posted by Ahmed Hamoodi Saeed on Wednesday, 27 April 2016