Site icon Telegrafi

Dikur ushqeheshin me hamburgerë kualitativ të McDonald’s, sot me ushqime të mykura në Rusi

Restorantet e ushqimit të shpejtë që zëvendësuan McDonald’s në Rusi pasi kompania amerikane u largua nga vendi për shkak të pushtimit të Ukrainës, u shërbenin klientëve të tyre burgerë të dentuar që ata shpërndanin në rrjetet sociale.

Të ftuarit që kanë vizituar restorantin “Ukusno & Tačka” kanë postuar në rrjetet sociale foto me ushqime të prishura.

Pamjet shqetësuese tregojnë mykun në një simite hamburgeri. Klientë të tjerë raportuan se kishin gjetur këmbë insektesh në byrekët e tyre të mishit, sipas dailymail.

Ksenia Sobchak, liderja e opozitës politike ndaj qeverisë së Putinit, publikoi fotot në kanalin e saj Telegram.

“Delicious & Tačka shet hamburger”, ka shkruar Sobchak.

https://twitter.com/wndpblogpost/status/1544422138295291904

Kur McDonald’s shiti 700 restorantet tek Ukusno & Tačka, drejtuesit e zinxhirit të ri premtuan se klientët do të kishin një përvojë më të mirë restoranti.

Oleg Paroev, i cili ishte CEO i McDonald’s në Rusi përpara se të bëhej CEO i ri i kompanisë së riemërtuar, pretendon se zinxhiri shiti një numër rekord të hamburgerëve në ditë, gjegjësisht rreth 100 mijë copë.

Por duke gjykuar nga reagimet në rrjetet sociale, konsumatorët rusë po zemërohen me pamjen e këtyre vakteve të prishura.

Disa madje janë ankuar për mungesën e djathit në cheeseburgerët që ofrohen.

“Nuk mendoj se është e drejtë të gjesh myk”, ka shkruar një përdorues në Telegram.

Një tjetër u përgjigj “Kuptoni, nuk keni pse të helmoni njerëzit”.

Një zëdhënëse e zinxhirit tha për Newsweek se ata kishin kontaktuar prodhuesin për sqarime të mëtejshme, duke thënë se “cilësia dhe siguria e produktit janë prioriteti i tyre kryesor”.

Në fillim të këtij viti, McDonald’s u tërhoq nga Rusia për shkak të pushtimit të Ukrainës nga ai vend, por ruan të drejtën për të blerë përsëri biznesin pas 15 vjetësh. /Telegrafi/

 

Exit mobile version