Telegrafi

Dikur tek Arsenali cilësohej si pasardhësi i Thierry Henry, tani po luan në ligën e dytë të futbollit në Kinë

Një ish-lojtar i Arsenalit që dikur cilësohej si pasardhësi i legjendës franceze, Thierry Henry, tashmë është transferuar në ligën e dytë të futbollit në Kinë.

Bëhet fjalë për Yaya Sonogo i cili iu bashkua Arsenalit si 20-vjeçar në afatin kalimtar veror të vitit 2013 nga ekipi francez Auxerre.

Por, ai kishte bërë vetëm 20 paraqitje nën urdhrat e Arsene Ëenger gjatë periudhës katërvjeçare sa qëndroi në ‘Emirates’.

Tani në moshën 31-vjeçare, ai i është bashkuar ekipit të Qingdao Red Lions që bën gara në ligën e dytë të futbollit kinez. Sonogo ka nënshkruar para se të nis sezoni i ri i futbollit në Kinë, që është paraparë të nis vikendin e ardhshëm.

Francezi kishte shënuar vetëm një gol për ‘Topçinjtë’, dhe atë e kishte bërë në Ligën e Kampionëve në një përballje ndaj Borussia Dortmundit, për të siguruar kualifikimin në fazën e 1/8 së finales.

Megjithatë, ai kishte shënuar katër gola në duelin ndaj Benficës që u zhvillua në kuadër të ‘Emirates Cup’.

Sonogo hasi në vështirësi tek Arsenali, ashtu siç bëri në huazim tek Crystal Palace, Charlton dhe Ajaxi. Ai përfundimisht u largua nga Londra në 2017, duke u transferuar tek Toulouse aty ku shpenzoi tri vite.

Pas një periudhe prej 20 muajsh pa klub, Sonogo kishte nënshkruar për klubin armen Urartu në janar të 2023 duke shënuar dopietë në debutim. Sidoqoftë, kontrata e tij u ndërpre me marrëveshja të dyanshme në janar të këtij viti./Telegrafi/