Telegrafi

Dikur Shtëpi e Kulturës, sot fole e gjarpërinjve – tash e sa vjet rrezikohen banorët e Hajvalisë (Video)

Shtëpia e kulturës në Hajvali në të cilën dikur organizoheshin aktivitete të ndryshme kulturore, tash e disa vjet rrezikon jetën e banorëve që jetojnë afër saj.

Banorët kanë deklaruar se në muajt e verës filluar nga qershori, gjarpërinjtë strehohen brenda mureve të këtij objekti, dhe rrezikojnë edhe vet ata.

Ndërsa zyrtarët komunal kanë thënë se janë duke vërtetuar pronësinë e objektit.