Telegrafi

Dikur pjesë e Lyonit, tani Philippe Boueye prezantohet te Prishtina

Prishtina ka vazhduar me përforcime, derisa Philippe Boueye është lojtari më i ri i klubit bardhekaltër.

Kryeqytetasit kanë zyrtarizuar afrimin e qendërmbrojtësit të talentuar francez i cili dikur i bashkohet atyre nga Olympique Lyon B.

20-vjeçari luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe tanimë është zyrtarizuar te klubi kryeqytetas.

“Prishtina është qytet i madh dhe desha të jem pjesë e klubit të këtij qyteti. Kisha ftesë nga kryetrajneri Cavalli të cilin e njoh dhe me njeh mjaft mirë”.

“Ka projekt shumë të interesant dhe të mirë dhe më vije mirë që më ka përzgjedhur edhe mua të jem pjesë e këtij organizimi”, ka deklaruar qendërmbrojtësi francez. /Telegrafi/