Lorraine O’Loughlin 26-vjeçe nga Warrenpoint i Irlandës, ka arritur të humb 50 kilogramë pasi vendosi të dobësohet dhe të luftojë depresionin.
Lorraine e cila rrallë herë dilte nga shtëpia, ka pranuar se si i shmangte shujtat gjatë ditës, derisa natën preferonte të hante patatina dhe çokollata, transmeton Telegrafi.
Për shkak se vuante nga pagjumësia dhe tërë natën e kalonte e zgjuar, ajo detyrohej që gjatë ditës të pinte 15 filxhanë me kafe, në mënyrë që të mund të qëndrojë e kthjellët, ku çdo filxhan me kafe e mbushte me tri lugë sheqer.
“Dikur isha shumë e varur nga kafeja, sepse më ndihmonte të qëndroja e kthjellët gjatë ditës, thjesht më ndihmonte të bëja jetë normale”, ka deklaruar nwna e tre fëmijëve e cila tashmë ka humbur 50 kilogramë.
“Nuk më mungon jeta që dikur e bëja, sepse tani ha ushqim të shëndetshëm dhe bëj gjumë të mirë, në mënyrë që trupi im të mos ketë nevojë për kafeinë. Tani gjithçka është ndryshe, pasi kam arritur të bie në peshë. Por dikur urreja të largohesha nga shtëpia pasi isha e bindur se të gjithë më shikonin çuditshëm”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/