Site icon Telegrafi

Dikur peshonte 210 kilogramë, mjekët ia bënë me dije se po i rrezikohet jeta – pas dietave arriti që për një vit të humb gjysmën e peshës (Foto)

Një burrë që shumicën e kohës e kalonte në zyrë duke punuar dhe që ishte dërguar me urgjencë në spital për shkak të problemeve shëndetësore si rezultat i mbipeshës, ka arritur të humb gjysmën e peshës trupore fal dietave strikte.

Craig Moody, 42-vjeç nga Blackburn, i Anglisë, ka arritur të humb më shumë se 108 kilogramë brenda një viti, pasi hoqi dorë nga ushqimi jo i shëndetshëm që e kishte bërë atë të fiton hiq më pak se 210 kilogramë, transmeton Telegrafi.

Ai dikur vishte rrobat me numër 6XL, kurse mjekët ia kishin bërë me dije se nëse nuk ndryshon ai shumë shpejt do të vdes. Ndërkaq Craig ka pranuar se dikur konsumonte mbi 8 mijë kalori në ditë.

Lexo po ashtu Pasi hoqi dorë nga ushqimi i pashëndetshëm, humbi gjysmën e peshës trupore (Foto)

Por, është interesant se si kritikat dhe këshillat e miqve sa i përket mbipeshës i kishte injoruar nga miqtë, që vazhdimisht ia kujtonin se duhet të humb në peshë.

Megjithatë të njëjtën që nuk e bëri  kur mjekët dhe infermierët ia bënë me dije se nuk do të jetoj edhe shumë, nëse vazhdon të konsumon ushqim të pashëndetshëm pa kontroll. Ai aktualisht peshon 95 kilogramë dhe është zotuar se nuk do të ndalet me kaq. /Telegrafi/

Exit mobile version