Site icon Telegrafi

Dikur peshonte 140 kilogramë, shikoni si duket tani (Foto)

Një 30-vjeçare e cila hoqi dorë nga alkooli, ka rënë 73 kilogramë.

Courtney Maguire nga Houston Texas, “luftoi” me alkoolin, varësinë ndaj ushqimeve si dhe me depresionin e shkaktuar nga universiteti.

Ajo peshonte 140 kilogramë, e si pasojë në vitin 2014 bëri një bypass, duke rënë në 73 kilogramë.

Lexo po ashtu Studentja daneze që dikur kishte 126 kilogramë, është bërë modele pasi humbi 70 kilogramë (Foto)

Tani që kanë kaluar dy vjet, 30-vjeçarja ka nisur shkollën dhe kujdeset më shumë për veten e saj.

Ajo ka thënë se për të përfunduar transformimin e saj mahnitës, ka bërë operacion edhe gjoksin.

“Evitova pasqyrat dhe fotografitë. Nuk doja ta shihja veten aq të shëndoshë”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu Njihuni me 24-vjeçaren që u dobësua duke ngrënë bukë e çokollatë (Foto)

Courtney ka shtuar se hante shumë në “fast-food”, madje porosiste 5 shujta për një orë, transmeton shekulli.

“Pasi u zgjova nga operacioni kuptova sa serioze ishte situata, e si pasojë nisa të ushqehesha shëndetshëm”, ka shtuar ajo.

 

 

Exit mobile version