Një nënë e cila dikur peshonte 140 kilogramë, pranoi se kishte mbetur e “traumatizuar” kur kuptoi se nuk mund të ulej në karrigen e aeroplanit, dhe kështu nga ky turpërim kishte vendosur që të mos shkojë për pushime për më shumë se një dekadë.
Por në momentin që i tha vetes “boll” dhe vendosi të heq dorë nga ushqimi kalorik dhe çokollatat, ajo u transformua në një zonjë që të gjithë ia kanë lakmi, transmeton Telegrafi.
Lisa Ellison 47-vjeçe nga Manchester i Anglisë, pranoi se kishte pasur problem me mbipeshën që nga lindja e djalit të saj Lee, qysh para 23 viteve.
Por ajo çfarë e bëri të ndihej e turpëruar, ishte momenti kur derisa po bëhej gati për udhëtimin e saj për në Salou të Spanjës, dhe brenda aeroplanit e kuptoi se nuk mund të ulej në një karrige sikur pasagjerët tjerë dhe u detyrua të paguaj dy bileta.
Ky moment i sikletshëm e bëri atë aq shumë nervoz, sa që më nuk mendoi për pushime e lëre më për udhëtimet me aeroplan.
Por ndarja nga ish-bashkëshorti duket se përfundimisht asaj “ia hapi sytë”, dhe një ditë i tha vetes “mjaft” dhe vendosi t’i nënshtrohet dietave strikte dhe ushtrimeve në palestër. Dhe brenda një përudhë relativisht të shkurtër, arriti të humb 75 kilogramë.
Ky transformim i riktheu dëshirën për pushime dhe pas më shumë se dhjetë viteve pauzë, tani ajo mund të qëndrojë lirshëm e ulur në karrigen e aeroplanit, pa pasur frikë që dikush do ta përqesh.
Ajo sot peshon 65 kilogramë, dhe thotë se nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, pasi synon të formojë linja trupore që gjithmonë i kishte ëndërruar. /Telegrafi/