Në ishullin e pabanuar Henderson në pjesën jugore të Paqësorit, është regjistruar sasia më e madhe në botë e mbeturinave të plastikës, thuhet në një studim të përbashkët të hulumtuesve australianë dhe britanikë.
Sipas vlerësimeve, në plazhet e këtij ishulli që i takon ishujve Pitcairn gjenden 37.7 milionë copa mbeturina të plastikës, transmeton Telegrafi.
Thuhet se ky ishull është i mbuluar me 17 tonë mbeturina, kurse është regjistruar se 671 copa të mbeturinave në një metër katror.
Studimi i realizuar nga Instituti për Studime Detare dhe të Antarktikut në Universitetin e Tasmanisë dhe Qendra për Ruajtjen e Specieve të Britanisë së Madhe, ka treguar se ishujt e largët shërbejnë si vendstrehim që mbledhin mbeturina nga e gjithë bota.
Ishulli Henderson figuron në listën e UNESCO-s, si një arkipelag koral me ekologji relativisht unike. /Telegrafi/