Telegrafi

Dikur një ngelës në shkollë, sot tenor i famshëm, Ramë Lahaj rrëfen tiparet e adoleshencës (Foto)

Tenori i njohur shqiptar Ramë Lahaj është një nga zërat më të mirë meshkujt në muzikën klasike.

Ka një karrierë mjaft të suksesshme në arenën ndërkombëtare, ndërsa nuk mungon edhe mbështetja e madhe nga publiku shqiptar.

Por, Ramë Lahaj shumë vite më parë nuk i kishte këto synime, për të mos thënë që edhe vitet e adoleshencës në shkollë, i shkuan si mos më keq në aspektin e përparimit.

Kështu së paku tregon vet ai përmes një fotografie të publikuar në llogarinë zyrtare në Facebook, ku shfaqet pranë shkollës së mesme teknike “Mit’hat Frashëri” në Istog, në të cilën kishte përfunduar shkollimin e mesëm.

““Sa lezet me e vizitu shkollen ku une e kam perfundu me veshtiresi arsimin e mesem, e ku si shembull prej korrilit e ne arsimtar merrem sikur : kqyrne edhe ky e ka pas hupe vitin (ngele) dikure” (sic.), shkruan Lahaj në mbishkrimin e fotografisë.

Sot ai është një nga tenorët më të suksesshëm kosovarë. /Telegrafi/

Tenori Ramë Lahaj viziton shkollën e mesme teknike “Mit’hat Frashëri” në istog.