Se sa shumë po i godet të moshuarit coronavirusi, mund të shihet nga gazetat italiane që ditëve të fundit janë mbushur me fotografi dhe të dhënat e tyre që kanë humbur betejën me virusin COVID-19.
Madje nga 10 faqe i kushtohen personave që kanë humbur jetën që në muajt paraprak kanë qenë vetëm dy. E këta e ka dokumentuar David Carretta, i cili në profilin e tij në Twitter tregon se si i shfleton gazetat nga Bergamo i Italisë, transmeton Telegrafi.
Gazetat e botuara gjatë 9 shkurtit zakonisht kishin dy faqet e fundit që u kushtoheshin personave që kanë humbur jetën, megjithatë ende pa kaluar mirë 24 orë numri i faqeve është rritur në 10. Bëhet fjalë për persona të moshuar që nuk i kanë mbijetuar virusit.
Bergamo daily newspaper pic.twitter.com/N3ECABz8dr
— David Carretta (@davcarretta) March 14, 2020
“Kjo më ka goditur më së shumti”, ka shkruar për video autori i saj.
“Për këtë është i rëndësishëm izolimi që të mos përhapet më tutje virusi. Për fat të keq jo të gjithë kanë mundësi t’i varrosin në mënyrë të duhur të afërmit e tyre. Ndodh shpesh që vetëm një person të merr pjesë në varrim, sepse anëtarët e tjerë të familjes së të ndjerit nuk guxojnë të dalin apo janë të sëmurë”, ka deklaruar Marta Testa, babai i të cilës ka ndërruar jetë nga virusi në moshën 85-vjeqare.
Kujtojmë që veriu i Italisë është goditur nga coronavirusi, ku deri më tani kanë humbur jetën më shumë se 2 mijë persona – kurse janë infektuar rreth 28 mijë. /Telegrafi/