Telegrafi

Dikur mollë, tani uthull

Në mes tjerash, pajisjet me të cilat Samsung shkel patentat e tyre, thonë në Apple, janë modelet Galaxy S II dhe Galaxy S Plus. Padia ka të bëjë me dhjetë smartphone të Samsung, e Apple nga gjykata kërkon ndalesën e shitjes së produkteve të kontestuar. Në një padi të ndarë Apple ia ka mësyrë pesë tabletëve të Samsungut.

Gjatë shtatorit të muajit të kaluar gjykata gjermane ndaloi shitjen e Galaxy Tab 10-inçësh, e vendimi ishte i bazuar mbi atë se tableti ishte shumë i ngjashëm me iPad-in. Samsung u përgjigj me një version të ri-dizajnuar të modelit i cili tani shitet nën emrit Galaxy Tab 10.1N. Apple nuk pëlqeu këtë rrjedhë të gjërave, dhe kërkoi ndalesën edhe për modelin e ri, por gjykata refuzoi akuzën si të pabazë.

Nga Samsung refuzuan të komentojnë situatën e krijuar, derisa në Apple kishin së paku diçka për të thënë, duke shtuar: “ky lloj i kopjimit të drejtpërdrejtë është i pafalshëm, duhet të mbrojmë pronën tonë intelektuale kur ndonjë kompani na vjedh idetë”. /Telegrafi/