Site icon Telegrafi

Dikur Messi e konsideronte si kundërshtarin më të vështirë, tani do të luajnë së bashku te Argjentina

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, do të thërrasë një lojtar që dikur përshkruhej nga Lionel Messi si rivali “më i vështirë” me të cilin është përballur ndonjëherë, ai është mbrojtësi i Mallorcas, Pablo Maffeo.

Mbrojtësi i djathtë me origjinë spanjolle ka lindur në Barcelonë , por është me origjinë italiane dhe argjentinase dhe ende nuk ka bërë një paraqitje me kombëtaren e Spanjës.

26-vjeçari u paraqit për herë të fundit me kombëtare për grupmoshat U-21 të Spanjës, ku ai bëri pesë paraqitje midis 2017 dhe 2018, por tani është sinjalizuar që ai mund të ndryshojë kombëtaren, pas një serie të mirë paraqitjesh në La Liga për klubin spanjoll.

Scaloni mendohet se ka monitoruar ish-lojtarin e Cityt për disa kohë në përpjekje për të përforcuar ekipin për kualifikimet e ardhshme për Kupën e Botës.

Një lëvizje tek Albiceleste do të thoshte një ribashkim për Maffeon me tetë herë fituesin e Topit të Artë , i cili pati vetëm vlerësimet më të larta për mbrojtësin në 2020.

“Pablo Maffeo i Gironas ishte mbrojtësi më i vështirë që jam përballur ndonjëherë. Unë kurrë nuk kam qenë nga ata që ankohen, por ajo (ndeshja) ishte intensive”, kishte thënë Messi.

Ndeshja në fjalë u zhvillua në vitin 2017, kur Maffeo atëherë aktivizohej në radhëe e Gironas, u ngarkua me detyrën për të markuar Messin.

Në moshën vetëm 20-vjeçare, Maffeo mori përsipër këtë detyre dhe e mbajti Messin pothuajse tërësisht të heshtur, pavarësisht se blaugranasit fituan në fund me rezultat 3-0./Telegrafi/

Exit mobile version