Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joseph Biden njoftoi emërimet e reja për kabinetin e ardhshëm, duke përfshirë Susan Ricen, e cila do të jetë këshilltare për politikën e brendshme në Shtëpinë e Bardhë.
Susan Rice, 56, një afrikano-amerikane dhe ish-këshilltare e Sigurisë Kombëtare gjatë presidencës së Barack Obamas, është një nga zyrtarët më me përvojë të qeverisë në Shtetet e Bashkuara dhe ka aftësitë për të qenë në qeverinë federale, deklaroi ekipi i demokratit, transmeton Telegrafi.
Working families, veterans, farmers and producers, and those fighting for their place in the middle class will have partners in government once again.
This experienced group will help us make it through this pandemic and thrive once the crisis is over.https://t.co/5tVM8IrmYM
— The White House (@WhiteHouse) December 10, 2020
Rice, e cila ishte gjithashtu ambasadore në Kombet e Bashkura, disa herë ka mbrojtur interesat e Kosovës gjatë seancave dëgjimore të Këshillit të Sigurimit.
Biden gjithashtu emëroi, Tom Vilsack si Ministër të Bujqësisë, një pozicion që 69-vjeçari mbajti gjatë presidencës së Obamës.
Presidenti i sapozgjedhur deklaroi në shpjegimin e emërimit se këta njerëz do të “sjellin nivelin më të lartë të përvojës, dhembshurisë dhe integritetit” për të zgjidhur problemet me të cilat përballen amerikanët. /Telegrafi/