Militantët e grupit terrorist “Shteti Islamik,” duket se janë në orët e tyre të fundit, jo vetëm në Siri, por edhe në Irak.
Një video e filmuar në qytetin e Mosulit, tregon momentin e tensionuar kur forcat speciale irakiane arrestojnë një prej militantëve të ISIS.
Ndërsa ai duket se i kundërshton për diçka, ushtari e qëllon me shuplakë në fytyrë, transmeton tema.
Vetëm një muaj më parë, militantët e ISIS kishin kontrollin e plotë të qytetit, nëpërmjet masakrave të kryera ndaj civilëve. Por, kjo duket se është gjendja, në të cilën ndodhen aktualisht.