Telegrafi

Dikur luante me Qumilin, sot ish-aktorja tregon muskujt në Spanjë (Foto)

Të gjithë i kanë ndjekur skeçet humoristike të të famshmit Sevda Radogoshi – Qumili.

Ai njihet si një prej aktorëve më komikë kosovarë, ndërsa pas vetes ka një karrierë të mbushur me kaseta ose thënë më mirë episode me plot skeçe humoristike, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Sevdai Radogoshi: Djali im nuk dilte prej shtëpisë pa veshur fustan! (Video)

Sigurisht që në të gjitha këto skeçe, ai nuk ka luajtur vetes, por pranë tij janë gjendur edhe aktorë të tjerë si: Shkumbin Radogoshi (djali i tij), Dafina Radogoshi, dhe Geta Beqa.

Kjo e fundit, duket se i është larguar paksa aktrimit, dhe tashmë i përkushtohet një tjetër profesioni.

Geta i është nënshtruar fitnesit, ka ndërtuar një trup muskuloz dhe tani merr pjesë në gara ndërkombëtare të “bodybuildingut”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bodybuilding

Së fundmi, ajo ka udhëtuar drejt Spanjës, ndërsa ka publikuar një fotografi në Facebook me mbishkrimin: “Te Dielen do kem garen ne dhe jam gati qe te ju tregoj se Kosova eshte e vogel, po jemi te perkushtum ne gjdo sfide” (sic.).

Mesa duket aktrimi, nuk është më tashmë në interesin e ish-aktores Beqa. /Telegrafi/