Alban Skënderaj u bë i njohur për publikun e gjerë me hitin “Vetëm ty” që fitoi edhe çmimin e parë në edicionin e dytë të festivalit ‘Top-Fest’, në vitin 2005.
Asokohe në Kosovë po ngjitej në skenë grupi “Kthjellu” që me këngëtarin nga Shqipëria realizuan bashkëpunimin “Diçka”.
Kjo këngë rezultoi shumë e suksesshme dhe doli triumfuese në edicionin e radhës në ‘Top-Fest’ (në vitin 2006).
Pjesë e grupit “Khtjellu” asokohe ishin edhe Mentor Haziri (vokalist) dhe Andos (kitarist), të cilët pastaj ndoqën karrierat solo, ashtu si vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. /Telegrafi/