Telegrafi

Dikur konsiderohej si ‘Ibrahimovic i ri’, tani Valmir Berisha nënshkruan me Velezin e Bosnjës që bën gara në kategorinë e dytë

Valmir Berisha që së fundmi ka qenë pjesë e klubit Aalesund në Norvegji, ka nënshkruar me anëtarin e Ligës së Parë të Bosnjës dhe Herzegovinës, Velezin.

Berisha do të jetë pjesë e Velez deri në qershor të vitit 2020, por me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Djaloshi i lindur në Deçan në vitin 1996, ka pasur shumë rënie në karrierë. Ai hapat e tij të parë në futboll i mori te Halmstad në Suedi.

Në Kampionatin Botëror për të rinj (U-17) ai kishte shkëlqyer me fanellën e Suedisë ku kishte rënë në sytë e klubit të Romës. Roma vendosi të paguajë afër 1 milion për të.

Por nuk luajti kurrë në Itali, djaloshi që konsiderohej si ‘Ibrahimovic i ri’, shkaku i shtetësisë së tij suedeze.

Ai u huazua fillimisht te gjiganti grek Panathenaikos, ndërsa luajti edhe te Cambuur.

Së fundmi ishte në Islandë ku luajti për Fjolnir si huazim nga norvegjezët e Aalesund. Edhe pse sulmues dhe tani 22 vjeç, në karrierën profesionale ai ka shënuar vetëm dy gola.

“Kur menaxherja më tha se një klub nga liga tjetër e BiH ishte duke më kërkuar mua, menjëherë iu përgjigja se nuk isha për atë opsion”.

“Megjithatë, ne shkuan bashkë në ndeshjen Shiroki Brijeg – Velez, dhe kam mbetur i befasuar këndshëm nga forca e ekipit, pasi në anën tjetër ishte një ekip që lufton për të shkuar në Evropë. Pas kësaj ndeshje, kam ndryshuar mendjen time”, tregon fillimisht Berisha për aventurën e re.

“Ne kishim një bisedë me presidentin Hasic dhe me trajnerin Ibar Rahimiq, ku ata shpjeguan situatën në dhe rreth klubit, qëllimet dhe planin e zhvillimit. Pas bisedës, unë vendosa që të bëhem lojtar i Velez”.

Berisha tregon se edhe babai i tij i foli mirë për klubin që me gjasë do të futet në Superligë pasi aktualisht është lider në Ligën e Parë.

“Unë kontaktova edhe me anëtarët e familjes, miqtë dhe disa lojtarë, dhe mbi të gjitha babanë tim, i cili më tha pasi nuk isha në dijeni të madhësisë së Velezit dhe asaj që klubi përfaqësonte në ish-shtetin jugosllav. Ai ishte shumë i lumtur kur i thashë se do të bëhesha lojtari i tyre”, ka thënë Berisha për ueb faqen e klubit. /Telegrafi/