Site icon Telegrafi

Dikur konsiderohej si gjeni i futbollit, sot mund të arrijë marrëveshje me skuadrën nga Shqipëria (Foto)

Sulmuesi i njohur i që ka luajtur për shumë skuadra të mëdha dhe Kombëtaren italiane, Antonio Cassano, mund të përfundojë te Flamurtari i Vlorës.

Ai tashmë është në bisedime me drejtuesit e Flamurtarit ku edhe mund të luajë në gjysmën e dytë të sezonit.

Sulmuesi ka mbetur aktualisht pa ekip dhe dje ka qenë në kryeqytetin shqiptar, ndërsa sot do të udhëtojë drejt Vlorës.

Cassano dje në Tiranë

Administratori Idrizi prej kohësh ka premtuar një goditje të madhe dhe Cassano justifikon atë.

Lexo po ashtu “Ai ishte fenomenal”, Totti flet për lojtarin më të mirë që ka luajtur ndonjëherë

Mbetet për tu parë se a do të arrihet marrëveshja.

Cassano ka luajtur për Romën, Real Madridin, Sampdorian, Milan, Inter dhe Parma.

Ai është 34 vjeçar aktualisht dhe është llogaritur në të shkuarën si njëri prej talenteve më të mëdha të futbollit italian dhe më gjerë.

Exit mobile version