Telegrafi

Dikur konsiderohej ndër femrat më të bukura në botë, sot Heather Locklear duket e panjohur

(Foto: Getty Images)

Aktorja amerikane dhe ylli i serialit “Melrose Place”, Heather Locklear, ishte një seks simbol në vitet e tetëdhjeta, por me kalimin e viteve ka pësuar ndryshime të mëdha në dukjen e saj.

Fytyra e saj është shtrembëruar dhe fryrë nga operacionet e shumta estetike, ndërsa megjithëse është pothuajse e panjohur, ajo është fotografuar në rrugët e Malibusë.

Paparacit kanë kapur edhe një tatuazh të ri në trupin e saj që e bëri për nder të vajzës Ava, e cila e mbështeti gjatë luftës me varësinë dhe në vitet e stuhishme të jetës së saj.

Lexo po ashtu Heather Locklear përfundon në psikiatri, rrahu të dashurin

Përveç operacioneve, Heather njihet edhe për jetën e saj të shthurur të dashurisë, por edhe për alkoolizmin dhe shpërthimet e saj agresive, ndaj shkaktoi një skandal të madh kur e rrahu partnerin gjatë një tërbimi, ndaj policia duhej të reagonte.

(Foto: Coleman-Rayner)

Madje aktorja ka tentuar t’i kafshojë edhe hundën, shkruajnë mediat e huaja. Sipas informacioneve të fundit, i dashuri e ka falur dhe i ka ndihmuar ta kapërcejë varësinë e saj.

Lexo po ashtu Heather Locker dënohet me 30 ditë qëndrimi në një spital psikiatrik

Në një rast, 61-vjeçarja u arrestua pasi përplasi veturën në një shtyllë dritash pranë shtëpisë së saj në Kaliforni, ndërsa në automjet u gjet një shishe alkooli.

Për kujtesë, nga viti 1986 deri në vitin 1993, ka qenë e martuar me bateristin e “Motley Crue”, Tommy Lee, i cili më vonë u martua me Pamela Anderson. Lidhja e tyre intrigoi publikun dhe pas divorcit, aktorja nuk vuajti shumë kohë.

Ajo ra në dashuri me kitaristin e “Bon Jovi”, Richie Sambora. Çifti u martua në Paris në vitin 1994 dhe pritën në jetë një vajzë, Ava, e cila tash është 22 vjeçare. Ata u shkurorëzuan në vitin 2006 dhe për shkak të vajzës mbetën në marrëdhënie të mira. /Telegrafi/

(Foto: Coleman-Rayner)