Një njeri i pastrehë kishte qarë duke thënë: “Nuk mund të vazhdojë kështu më” në një video prekëse vetëm disa muaj para se të gjendej i vdekur në temperaturat e ngrirjes në Birmingham, Angli.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i njohur si Kane Walker, ai u gjet në arrest kardiak më parë këtë javë, ndërsa vendi po ballafaqohej me temperatura t ulëta.
Paramedikët luftuan për të shpëtuar jetën e tij, por ai u shpall i vdekur në vendngjarje.
Por në një video të tmerrshme që ishte filmuar verën e kaluar, 31-vjeçari u kishte thënë punëtorëve të kujdesit për të pastrehët se ai ishte i “mbaruar”.
Ndryshe, thuhet se Kane ishte një fytyrë e njohur për ata që punonin me të pastrehët në rrugët e Birmingamit.
Ai filloi të jetojë në një mënyrë të tillë pas humbjes së prindërve dhe gjyshes dhe refuzoi ndihmë nga anëtarët e familjes dhe miqtë.
Atij i ishte ofruar shpesh rroba ose një vend për të qëndruar, por ata që ishin pranë tij thanë se ai ishte rrënuar nga depresioni dhe “nuk donte të largohej nga rrugët”.
Pamjet prekëse thuhet se ishin regjistruar nga Colin Rankine – themelues i të krishterëve aktivë – i cili tregon Kane gjatë një mbrëmjeje të muajit gusht.
Në një shpërthim emocional, ai i thotë Colinit: “Nuk ka asnjë arsye më, nuk do të jem më këtu”.
Ndërsa Colin ngushëllon Kane dhe i jep atij pallton e tij për ta mbajtur atë të ngrohtë, pasi ai mund të dëgjohet duke qarë.
Videoja prekëse tregon “realitetin” e jetës në rrugët e Birmingamit, ka thënë Colin i cili kishte takuar Kane në rrugë katër vjet më parë dhe i cili është prekur shumë nga vdekja e tij. /Telegrafi/