Është vështirë të besohet që një nënë nga Australia që dikur kishte probleme me mbipeshën, sot ngjitet në skenë për të lënë gojëhapur të pranishmit me fizikun e saj.
Jodie Marquardt, 46-vjeçe, ishte shumë pranë që të diagnostifikohet me diabet të tipit 2, pasi peshonte 105 kilogramë që edhe shtyri të fillojë të merret me ushtrime dhe të heq dorë nga shprehia e keqe – ngrënia e pakontrolluar, transmeton Telegrafi.
Ajo filloi me një ecje të lehtë, për të vazhduar më pas me vrapim, por në shtator të vitit të kaluar ajo befasoi të gjithë me fizikun e saj.
Jodie nga Townsville, Australi, tani duket “për dhjetë vite më e re” dhe thotë se ndihet e shëndetshme si kurrë më parë.
“Kurrë nuk kam menduar se do t’i futem garimit në bodybuilding. Pasi arriti qëllimin që ishte të bie në 65 kilogramë brenda nëntë muajve, duke ngrënë veç ushqim të freskët dhe të shëndetshëm, ecur dhe bërë ushtrime në palestër – vendosa ta shtyjë veten tutje. Të tjerët më thonë se për një transformim të tillë u janë dashur 10 vite, ndërsa unë u them se po ndihem për 10 vite më e re. Tani kam shumë më tepër energji dhe ndihem e sigurt në veten”, tha Marquardt. /Telegrafi/