Një i ri i cili me 180 kilogramët e tij kishte thyer vaskën derisa po pastrohej pasi që vazhdimisht konsumonte mbi 7 mijë kalori në ditë, ka arritur ta transformoj trupin e tij duke e shndërruar të tërin në muskuj.
Ai arriti t’i humbë 80 kilogramë dhe të shndërrohet në trajner personal, për të gjithë ata që janë të etur të humbin kilogramët e tepërt, transmeton Telegrafi.
Umar Malik, 26-vjeç, nga Londra, gjithmonë kishte pasur probleme me mbipeshën, por pasi që filloi të ha 70 feta të tostit dhe 56 ve në javë sapo mbushi 18 vjet, arriti peshën prej 65 kilogramëve.
Umar ka pranuar se gjithmonë ishte ndjerë i pasigurt me veten dhe turpërohej të dilte në rrugë për shkak të mbipeshës, dhe kështu në kulmin e tij të peshës ai e kuptoi se nuk mund të vazhdojë më kështu pasi i kishte bërë 180 kilogramë.
Gjatë asaj kohe vishte rroba me 6XL, por ajo çfarë e detyroi të ndërrojë ishte thyerja e vaskës derisa po pastrohej. E gjitha ndodhi kur i ngeci këmba, dhe për pak sa nuk e pësoi kur e theu vaskën që nuk i rezistoi peshës së tij.
Megjithatë ai nuk iu përkushtua humbjes së peshës deri në vitin 2015, kur filloi të ushtroj në palestër dhe të ha ushqim të shëndetshëm dhe të mbajë dietë, ku brenda një ditë 3 mijë kalori.
Në nëntor të vitit të kaluar, arriti të humb 80 kilogramë dhe masën yndyrorë ta shndërroj në muskuj të cilët pothuajse të gjithë meshkujt ëndërrojnë t’i kenë. /Telegrafi/