Një vajzë nga Brazili ka pranuar se ka humbur dhjetëra kilogramë, pas ndërhyrjes kirurgjikale që i është nënshtruar.
Jessica Valitutto kishte humbur 90 kilogramë, pasi i është nënshtruar një operacioni në lukth në vitin 2010, transmeton Telegrafi.
Por, pasi që humbi kilogramët e tepërt, Jessica u detyrua të kryej edhe një operacion tjetër – heqjen e lëkurës së tepërt dhe këtë gjë e ka dokumentuar tek 907 mijë ndjekësit e saj në Instagram.
Jessica e cila në kulmin e obezitetit peshonte 150 kilogramë, thotë se ndërhyrjet nuk ishin mrekulli, pasi i është dashur të punojë shumë që të ruaj linjat trupore.
Pas operacioneve anagazhoi trajner personal që i ndihmoi me dieta dhe ushtrime fizike në palestër.
Por, me vullnetin e madh që të ndryshoi, ajo arriti të fitoj linjat trupore që i kishte ëndërruar gjithmonë t’i ketë, kurse këtë e ka dokumentuar vazhdimisht duke publikuar foto në llogarinë e saj.
Ajo, madje ka habitur edhe familjarët dhe miqtë që mezi kanë arritur ta njohin, për faktin se ka ndryshuar shumë dhe tani po duket shumë më e re. /Telegrafi/