Një baba i dy fëmijëve pritet të merr pjesë në garat e bodybuildingut, pasi ka arritur të humb hiq më pak se 50 kilogramë duke ushtruar gjashtë ditë në javë.
Olly Hewitt, 36-vjeç nga Barwell në Leicester të Anglisë, kishte kaluar pesë vite duke iu përkushtuar ushtrimeve në palestër dhe dietave me proteina të ndryshme, dhe kështu arriti të humb 50 kilogramë dhe madje të krijoj muskuj në të gjitha pjesët e trupit, transmeton Telegrafi.
Në kulmin e mbipeshës ai kishte 133 kilogramë, por tani i ka 82 kilogramë si dhe masën yndyrore të trupit e ka 5.4 për qind.
Olly që është fotograf me profesion, ka deklaruar se udhëtimi i tij për humbjen e peshës filloi kur fotografitë që i postonte filluan të mos i pëlqenin.
“Gruaja më tha se vazhdimisht ankohesha për fotografitë dhe peshën time që pasqyrohej në to, kështu më kërkoi ose të heq dorë nga ankesat e shumta ose duhet të ndërmarrë diçka që të humb kilogramët e tepërt”, shtoi Hewitt.
Olly ka dy fëmijë me gruan e tij Michelle, Emily, 9-vjeçare dhe Leo, 7 dhe jetojnë të lumtur në Barwell për më shumë se dhjetë vite.
Ai thotë se ushtron gjashtë ditë në javë në palestrën Iron Generation në Barwell dhe për çdo ditë konsumon ushqim të përzgjedhur me kujdes.
Madje planifikon të merr pjesë në garat e bodybuildingut që do të mbahen pas dy jave në De Montfort të Leicester. /Telegrafi/