Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu e nisi karrierën kur ishte shumë i vogël. Kënga e tij e parë për fëmijë ishte “Trashe trashe”, të cilën ai e realizoi kur ishte vetëm tetë vjeç.
Për shumë vite, edhe pse realizoi vazhdimisht projekte muzikore, fama e tij pasqyrohej nën ombrellën e babait të tij, këngëtarit Sabri Fejzullahu, gjersa vite më vonë, dhe edhe në ditët e sotme, ai etiketohet si këngëtar i njohur për publikun, që tashmë ka krijuar një stil të veçantë të tij në skenë.
Sot, ai feston ditëlindjen dhe me këtë rast ka publikuar në rrjetet e tij sociale një fotografi të vetën, ku ka treguar se tashmë, ky djali që dikur këndonte për fëmijë, ka mbushur 28 vjet.
Ermali ka vite që është i martuar dhe jeton në Prishtinë me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij. Hitet më të njohura në karrierën e tij janë këngët: “E shkuar e harruar”, “Goca nga Tirana”, “Ajo”, “Tavolina”, “Për një dashuri” etj. /Telegrafi/