Kur ishte 14 vjeçare befasoi duke kënduar “a capela” himnin e Borussia Dortmundit, gjë që e ndihmoi të bëhej e njohur sidomos në radhët e tifozëve të klubit gjerman.
Sot Jo Marie Dominiak është një yll i muzikës gjermane, të cilës i ka ardhur një ofertë nga një shtëpi diskografike.
19-vjeçarja e bëri realitet ëndrrën e saj, falë dashurisë për ekipin e zemrës Borussia Dortmund.
Albumi i saj i parë që është gati të dalë në treg nuk përmban asnjë këngë që ka lidhje me futbollin, gjithsesi Dominiak ia dedikon famën pasionit për lojën që mban miliona njerëz të mbërthyer para ekranit. /TCH/Telegrafi/