Telegrafi

Dikur kameriere e modele – tani princeshë e Suedisë dhe po pret fëmijën e katërt me princin

Princesha Sofia dhe Princi Carl

Pallati Mbretëror Suedez ka konfirmuar se Princi Carl Philip dhe Princesha Sofia janë në pritje të fëmijës së tyre të katërt.

Si u shndërrua Sofia nga një kameriere dhe yll televiziv në një princeshë?

Princesha Sofia

Sofia Hellqvist nuk i përshtatet aspak kallëpit mbretëror.

Carl Philip u martua me Sofian në një ceremoni luksoze në Pallatin Mbretëror Suedez.

Pas dasmës së saj në 2015, ajo njihet si Madhëria e saj Princesha Sofia, Dukesha e Varmland.

Megjithatë, para se të takonte princin, ajo bënte një jetë krejtësisht ndryshe.

Ajo mori pjesë në versionin suedez të reality show-t të quajtur “Hotel Paradise”, ku një grup beqarësh ishin mbledhur në një hotel luksoz dhe çdo gjë filmohej nga kamerat.

E njëjta ishte gjithashtu një modele dhe pozoi e zhveshur për revistën për meshkuj ‘Slitz’, për të cilën u emërua ‘Miss Slitz në 2004’.

Ajo dikur jetonte në New York dhe punonte si kameriere dhe instruktore e jogës. Në të njëjtën kohë, ndoqi mësimet në një shkollë biznesi.

Carl dhe Sofia u takuan me pushime në Bastad të Suedisë në verën e vitit 2009.

Më vonë, jeta e tyre e dashurisë u zhvillua mes Suedisë dhe New Yorkut. /Telegrafi/

Princesha Sofia dhe Princi Carl