Aktorja dhe ish-modelja amerikane, Brooke Burke, është një nga ato femra që tërheq vëmendjen e publikut vetëm me dukjen e saj.
Ajo nxiti psherëtima edhe në fillimet e karrierës së saj, ndaj dy dekada më parë zbukuroi kopertinën e revistës së popullarizuar, Playboy.
Në një intervistë të mëhershme për Daily Mail, Brooke kishte zbuluar sekretin e një pamjeje pa të meta dhe është e lehtë për t’u ndjekur.
52-vjeçarja ka treguar se mbështetet në kafshime të vogla, por të shëndetshme dhe disiplina në të ngrënë është gjëja më e rëndësishme.
Amerikania nuk konsumon ushqime të pashëndetshme dhe është në përputhje me regjimin e saj.
Përkundër moshës së saj, në imazhet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se vazhdon t’i ruajë linjat e mrekullueshme trupore. /Telegrafi/