Site icon Telegrafi

Dikur Jorge Mendes kishte në dorë Real Madridin, tani Ronaldo është vetmi i mbijetuar i epokës së tij (Foto)

Me largimin e James Rodriguezit te Bayern Munich, Cristiano Ronaldo ka mbetur lojtari i vetëm i Jorge Mendesit te Real Madridi.

Mendes kishte disa lojtarë me kompaninë e tij Gestifute, që luanin në Madridi.

Në këtë afat u larguan tre lojtarë që menaxhohen nga Mandes.

Fillimisht iku Fabio Coentrao te Sporting pastaj Pepe te Besiktas dhe tani James te Bayerni.

Lojtarët e Mendes në sezonin 2011/12, ishin më meritorët për titullin e fituar pasi në atë kohë luanin Ricardo Carvalho, Angel Di Maria, Pepe, Ronaldo dhe Coentrao.

Trajner ishte Jose Mourinho që po ashtu menaxhohet nga Mendes.

Edhe Alipio dhe Fabinho, që po ashtu janë pjesë e Gestifute nuk arritën të ambientohen në Madridi. /Telegrafi/

Exit mobile version