Telegrafi

Dikur ishte fustani, tani kjo çantë po ngjallë debate për ngjyrën që ka (Foto)

Kohë më parë është bërë debat i madh në internet për një fustan, të cilin disa e shihnin të bardhë kurse të tjerët si të kaltër.

Tani është shfaqur një çantë e dorës, që njerëzit po e shohin në ngjyra të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Pasi është postuar fotografia në Twitter, dikush i ka bërë kompliment për ‘çantën e kaltër’ dhe aty kanë filluar përplasjet e shumta.

“Është 100 për qind e kaltër”, si dhe “më falni por kontrolloni sytë, është e tëra e bardhë” janë dy nga komentet që janë lënë për këtë rast. /Telegrafi/