Biondja më e famshme në botë dhe lepurushja e dikurshme e Playboy, Pamela Anderson, ka mbushur 51 vjet.
Në kohën e transmetimit të serialit “Baywatch”, aktorja ishte një prej femrave më të përfolura në botë.
Format e saja trupore ishin vazhdimisht pjesë e faqeve rozë, ndërkohë që ajo shfaqej me kostum larjeje si roje plazhi.
Ndërsa edhe pas shumë vitesh, Pamela ka vazhduar të jetë njëra prej femrave më atraktive në botë.
Edhe tash si 51-vjeçare, ajo vazhdon të zbukurojë ballinat e revistave të njohura, ndërsa merr vëmendjen e gjinisë së fortë.
Krahas karrierës hollivudiane, Pamela mori vëmendje edhe kur pozoi për revistën e famshme për meshkuj, Playboy.
Për më shumë, jeta e saj private ka qenë e mbushur me skandale të ndryshme, duke përfshirë periudhën e martesës me Tommy Lee, me të cilin xhiruan një video pornografike. Ajo ka qenë e martuar edhe me rokerin tjetër, Kid Rock.
Aktualisht spekulohet se Anderson është në lidhje me futbollistin Adil Rami. /Telegrafi/