Telegrafi

Dikur fiksimi i shumë vajzave fanse të seriali “Friends”, si duket pas dy dekadash aktori Matt LeBlanc

Aktori Matt LeBlanc, i cili u bë i famshëm për rolin e tij të dashur Joey Tribbiani në serialin e njohur “Friends”, duket thuajse i panjohur.

Gjegjësisht, aktori është parë në publik për herë të parë që nga varrimi i kolegut dhe mikut Matthew Perry, i cili luajti personazhin Chandler Bing në “Friends”.

Aktori i ka mbuluar flokët e thinjura me një kapele, ndërsa për daljen ka vendosur të veshë një kombinim të modës ‘casual’, xhinse dhe një bluzë të zezë dhe këpucë tenisi.

Foto: Profimedia

Në korrik, aktori festoi ditëlindjen e tij të 57-të, dhe ndonëse aktualisht nuk ka asnjë angazhim në aktrim, ai vazhdon të jetojë me famën e fituar në vitet e 90-ta.

Seriali “Friends” ka dhjetë sezone dhe është një nga serialet më të pëlqyer të të gjitha kohërave. /Telegrafi/

Foto: Profimedia