Site icon Telegrafi

Dikur Eto’o i fesonte golat me të, tani ai është njëri nga lojtarët kryesor të Chelseat

Samuel Eto'o. (Photo by Ian Walton/Getty Images)

Një fotografi e jashtëzakonshme është shfaqur në internet e ish-sulmuesit të Chelseat, Samuel Eto’o.

Sulmuesi kamerunas shihet duke e festuar het-trikun e tij ndaj Manchester United me një 13-vjeçar që pret topa te Chelsea në vitin 2014.

Djaloshi 13 vjeçar në atë kohë është rritur tani dhe është bërë ylli kryesor i klubit londinez dhe quhet Callum Hudson-Odoi.

Fotografia që ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale, shfaq sulmuesin kamerunas që mban duart e Odoit pesë vjet më parë në Stamford Bridge.

Samuel Eto’o. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Hudson-Odoi ka vetëm një vit që ka debutuar me ekipin e parë të Chelseat dhe është bërë lojtari kryesor i klubit londinez.

Eto’o luajti për Chelsean vetëm një sezon ku në 35 ndeshje shënoi 12 gola dhe bëri shtatë asistime.

38-vjeçari iu bashkua skuadrës së Roman Abramovich në verën e vitit 2013 nga Anzhi para se të kalonte pas një viti te Everton.

Callum Hudson-Odoi dhe Samuel Eto’o

Ndërkohë Callum Hudson-Odoi iu bashkua akademisë së Chelseat në moshën shtatë vjeçare në vitin 2007 dhe që nga ajo kohë vazhdimisht është folur për talentin e jashtëzakonshëm që posedon ai.

18-vjeçari thuhet se ka rinovuar kontratën me Chelsean dhe është bërë tinejxheri me pagën më të lartë në botë.

Hudson-Odoi ka debutuar edhe me Kombëtaren A të Anglisë, ndërsa ai e refuzoi Bayern Munichun për t’i qëndruar besnik Chelseat.

Anglezi i talentuar ka kaluar thuajse gjithë lëndimin e pësuar dhe pritet që në tetor të jetë i gatshëm për trajnerin Frank Lampard. /Telegrafi/

Exit mobile version