Telegrafi

Dikur derbi i qytetit, sot sa për statistikë takimi mes Lakers dhe Clippers (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar tetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Derbi i qytetit të ‘engjëjve’ i ka takuar basketbollistëve të Los Angeles Clippersave.

Këta të fundit pa problem triumfuan kundër rivalëve lokal të Lakersave me rezultat të thellë 133-109.

Vetëm në çerekun e fundit ish-skuadra e Kobe Bryant dhe Shaqill O’Neal ishte më e mirë se Clippersave, transmeton Telegrafi.

Chris Paul te skuadra fituese ishte lojtari më efikas duke shënuar 27 pikë. DeAndre Jordan regjistroi ‘double-double’ në saje të 12 pikëve dhe 11 kërcimeve.

Në anën tjetër, Berandon Ingram luajti 40 minuta ku realizoi 21 pikë ndërsa dy më pak i shtoi Julius Randle.

Tashmë dihet se Lakersat nuk kanë gjasa për ‘Play-Off’ për dallim prej Clippersave, të cilët pozicionohen në vendin e pestë të Konferencës Perëndimore. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Broklyn 98-96 Detroit

Chicago 120-122 Toronto

Miami 112-97 Phoenix

New Orleans 95-82 Memphis

Dallas 87-112 Golden State

Minnesota 93-100 San Antonio

Portland 90-93 Milwaukee