Site icon Telegrafi

Dikur i dashuri i Rita Orës – fejohet reperi Professor Green

Foto: Instagram

Profesor Green dhe e dashura e tij, aktorja Karima McAdams, janë fejuar shtatë muaj pasi mirëpritën djalin e tyre, Slimane.

Reperi, 37 vjeç, i kërkoi Karimas, 36 vjeçe, të martohej me të shtunën, derisa konfirmimi u bë përmes rrjeteve sociale.

Artisti britanik ka ndarë një fotografi të partneres, e cila shfaqet e emocionuar duke vënë në pah unazën në gishtin e fejesës.

Krijuesi i hitit “Jungle” shkroi: “Ti më quan dashuri të lehtë. Unë ju quaj gjëja ime më e mrekullueshme. Të më duash nuk është gjithmonë e lehtë, por ti je gjithmonë e mahnitshme”.

Green më parë ishte i martuar me yllin televiziv, Millie Mackintosh.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Professor Green

Çifti u martuan në shtator të vitit 2013, por njoftuan për ndarjen tri vite më vonë në shkurt të vitit 2016.

Dyshja finalizuan divorcin në po atë vit, gjersa theksoi se e ka penalizuar që të martohet sërish.

Në një intervistë të dhënë më parë për Closer, ai shtoi: “Do të doja të bëhem baba një ditë, por nuk jam akoma i mërzitur – mund të bëhem deri në 50-vjeç”.

Foto: Arkiv

Reperi para pesë viteve është raportuar edhe për një lidhje me këngëtaren shqiptare, Rita Orën. /Telegrafi/

Exit mobile version