Site icon Telegrafi

Dikur bënte jetë luksoze si i dashuri i George Michael, tash Fadi Fawaz është i pastrehë

Fadi Fawaz dhe George Michael (Foto: irishmirror.ie)

Ish-i dashuri i George Michael, Fadi Fawaz, në muajt e fundit ka jetuar në një hotel, të cilin e ka paguar 50 dollarë në ditë, pasi ishte përzënë nga vila e këngëtarit. Ndërsa tash, siç transmetojnë mediat britanike, ai ka mbetur pa strehë.

Fawaz është i papunë dhe është parë duke ecur rrugëve të Londrës, i parregulluar, prandaj besohet se fle nëpër parqe.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga George Michael

“George ka vdekur para tre vitesh, ndërsa avokatët e tij akoma nuk kanë bërë asgjë në lidhje me mua. Ditët e fundit kam fjetur jashtë, në vend se të qëndroj në shtëpinë time”.

“Ma kanë marrë çelësin dhe qe dy muaj nuk më kanë lajmëruar asgjë. Jam detyruar të dal edhe nga hoteli”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Më pas, ai i ka bërë edhe disa postime të tjera duke e gjykuar dhe ofenduar këngëtarin e ndjerë. /Telegrafi/

Fadi Fawaz kishte qëndruar në pronën e këngëtarit pas vdekjes së tij (Foto: irishmirror.ie)
Exit mobile version