Telegrafi

Dikur i ankohej për të dashurat, sot Alfredi dhe Violeta Trebicka gëzojnë 23 vite kurorë! (Video)

Çifti i njohur Alfred dhe Violeta Trebicka kanë qenë sot (e mërkurë) personazhet e radhës të ftuar në emisionin “Rudina”, në TV Klan.

Kanë folur shpesh rreth karrierës së tyre si aktorë, por kësaj radhe çifti Rebicka shpalosën detaje nga martesa e tyre 23 vjeçare.

“Unë do të konkurroja për aktrim pas shkollës së mesme. Mundësia e vetme që unë të punoja me dikë ishte Fredi, pasi e njihte im vëlla. Nuk ka nisur këtu historia, ai qante hallet edhe për të dashurat e tij tek unë. Kishim një miqësi shumë të mirë. Në vit të dytë të shkollës së lartë jemi lidhur”, tha aktorja Violeta Trebicka.

Çifti Alfred dhe Violeta Trebicka

Ndërsa Alfredi në vazhdimin e intervistës tregoi se kanë qenë projektet e ndryshme filmike dhe teatrale që ndikuan që çifti të kalonin sa më shumë kohë së bashku.

“Ne kemi 23 vite të martuar dhe 27 vite njohje.Miqësia ishte dhe momenti i projektit shërbeu që ne të rrinim gjithë ditën bashkë dhe filluam të mos rrinim vetëm ditën, por edhe natën dhe nuk u ndamë më”, tha aktori Alfred Trebicka.

Një detaj shumë interesant që Violeta shpalosi ishte fakti se si në fillimet e njohjes, Alfredi çante hallin e të dashurave në krahët e saj. /Telegrafi/