Çifti i njohur Alfred dhe Violeta Trebicka kanë qenë sot (e mërkurë) personazhet e radhës të ftuar në emisionin “Rudina”, në TV Klan.
Kanë folur shpesh rreth karrierës së tyre si aktorë, por kësaj radhe çifti Rebicka shpalosën detaje nga martesa e tyre 23 vjeçare.
“Unë do të konkurroja për aktrim pas shkollës së mesme. Mundësia e vetme që unë të punoja me dikë ishte Fredi, pasi e njihte im vëlla. Nuk ka nisur këtu historia, ai qante hallet edhe për të dashurat e tij tek unë. Kishim një miqësi shumë të mirë. Në vit të dytë të shkollës së lartë jemi lidhur”, tha aktorja Violeta Trebicka.
Ndërsa Alfredi në vazhdimin e intervistës tregoi se kanë qenë projektet e ndryshme filmike dhe teatrale që ndikuan që çifti të kalonin sa më shumë kohë së bashku.
“Ne kemi 23 vite të martuar dhe 27 vite njohje.Miqësia ishte dhe momenti i projektit shërbeu që ne të rrinim gjithë ditën bashkë dhe filluam të mos rrinim vetëm ditën, por edhe natën dhe nuk u ndamë më”, tha aktori Alfred Trebicka.
Një detaj shumë interesant që Violeta shpalosi ishte fakti se si në fillimet e njohjes, Alfredi çante hallin e të dashurave në krahët e saj. /Telegrafi/