Telegrafi

“Diku në Gjermani e duan në muze!” – ylli i West Ham, Rice zbulon fanellën e tij më të çmuar

Declan Rice ka zbuluar fanellën më të çmuar në koleksionin e tij të fanellave që ka ndërruar me lojtarët e kundërshtarit.

Fillimisht ai e ka zbuluar se fanella e dashur kur ishte fëmijë është ajo e David Beckham kur luante te Real Madridi me numrin 23.

Kur kalojmë te fanellat e tij që ka në shtëpi, ai ka një fanellë të Cristiano Ronaldos nga takimi më i fundit i West Ham me Manchester United, por kujtimi më i Rice në fakt lidhet me Anglinë.

“Toni Kroos – ai doli në pension pas Euros – dhe unë mora fanellën e tij të fundit të Gjermanisë”.

“Diku në Gjermani, ata e duan atë në një muze, dhe unë e kam në shtëpi!”, , ka thënë ai për GOAL në emisionin.

Mesfushori anglez ka folur për fëmijërinë dhe gjithçka tjetër, duke thënë në fund se Anglia në Katar  2022 udhëton për të fituar trofeun, pasi që ka lojtarë të jashtëzakonshëm. /Telegrafi/