Si duket manekinia në këtë moment është adhuruese e bartjes së palltos në evente
Supermodelja Irina Shayk nuk po pushon së ngazëllyeri me zgjedhje mode, qëkur ka filluar ta shoqërojë aktorin Bradley Cooper në ngjarjet lidhur me promovimin e filmit të tij “A Star Is Born”, transmeton Telegrafi.
Si duket manekinia në këtë moment është adhuruese e veshjes së palltos në evente.
Pikërisht javën e kaluar ka pasur të veshur pallto Barberi në Festivalin e Filmit në Palm Springs, ndërsa në eventin e mbrëmshëm ka veshur pallto/fustanin Versace.
Pallton e ka kombinuar edhe me çantë lëkure dhe çizme me detaje të arta, po ashtu nga koleksioni i markës Versace.
Nuanca befasuese e ngjyrës së kuqe të palltos nga koleksioni për vitin 2019 në mënyrë të përsosur plotëson figurën e Irinës dhe tenin ngjyrë ulliri. /Telegrafi/