Krahina belge e Valonisë, ka propozuar një mënyrë të re të negociatave, kur është fjala për marrëveshjet ndërkombëtare, shkruan B92.
Ky rajon që ka kundërshtuar marrëveshjen e CETA-s mes Kanadasë dhe BE-së, ka shprehur kundërshtimin ndaj TTIP-së, transmeton Telegrafi.
E ashtuquajtura deklarata Namur, e emëruar sipas kryeqytetit të Valonisë, tregon dallimet e ashpra që janë shfaqur gjatë negociatave me CETA-n, ku theksohet se nevoja e dëgjimit të opinionit publik.
“BE-ja nuk është sot në një pozicion të negocioj një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, në veçanti kur kihen parasysh dallimet, por edhe tregjet e tyre të brendshme, si dhe çështjet e pazgjidhura në ligjin amerikan”, thuhet në dokument.
Deklarata është nënshkruar nga profesorë të universiteteve nga shumë vende, duke përfshirë ata nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Qasje në këtë dokument ka pasur edhe Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
Kjo deklaratë propozon respektimin e procedurave demokratike, harmonizimin e ligjeve të ekonomisë dhe mjedisit, si dhe garanton zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në interesin publik të vendeve.
Propozimet e përfshira në këtë dokument do të duhej të jenë standarde në të gjitha negociatat tregtare dhe ekonomike të BE-së, thuhet ndër tjera në deklaratë, transmeton Telegrafi.
BE-ja gjithashtu, siç thonë avokatët, do të dëshmojë se tregtia nuk i shërben interesave private në kurriz të atyre publik.
Bisedimet mes SHBA-ve dhe BE-së mbi marrëveshjen e TTIP-së janë bllokuar. Ka pasur kritika të shumta në llogari të transparencës. Kurse pas fitores së Donald Trumpit, janë komplikuar edhe më shumë.
Marrëveshja e CETA-s është arritur në momentet e fundit për shkak të frenimit të Valonisë. /Telegrafi/