Telegrafi

Diktatori Kim Jong-un, i rrethuar vetëm nga femrat (Foto)

Grupi i vajzave kishin rrethuar anembanë udhëheqësin koreano-verior duke mos lënë asnjë mashkull afër tij, transmeton Shekulli.

Pranë udhëheqësit ishte edhe bashkëshortja Ri Sol-ju, e cila po shijon një tjetër eveniment për përvjetorin këtë javë, pas disa koncerteve dhe paradave të mbajtura në fillim të këtij muaji në nder të përfundimit të sundimit japonez në vitin 1945 dhe themelimit të partisë.

Këto foto kanë bërë xhiron e botës, për diktatorin i cili konsiderohet si mashkulli më tërheqës në Korenë e Veriut.

Kim duket mjaft në humor dhe nuk ka se si të mos jetë. Fotot janë bërë publike pak ditë pasi SHBA-të bënë të qartë se përmirësimi i marrëdhënieve ndërmjet vendeve vjen nëse Pheniani braktis programin e armëve bërthamore.