Presidenti Bashar al-Assad, është shfaqur për herë të parë në bankënotën siriane ku portreti i tij është shtypur në një kartëmonedhën e re të 2.000 poundëve që hyri në qarkullim të dielën.
Guvernatori i bankës qendrore të Sirisë, Duraid Durgham, tha se bankënotë ishte shtypur disa vite më parë, por vendimi për ta vënë atë në qarkullim ishte vonuar “për shkak të rrethanave të luftës dhe luhatjeve të kursit të këmbimit”.
Kartëmonedha e re është e barabartë me rreth katër dollarë në kursin e këmbimit aktual. /Telegrafi/