Telegrafi

Diktator trashaluq: 130 shkencëtarë luftojnë për jetën e Kimit, s’kanë si t’i zgjerojnë studimet sepse banorët e uritur janë thatanikë! (Video)

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka punësuar një ekip prej 130 shkencëtarëve të cilët janë duke punuar për ta mbajtur gjallë. Një nga të larguarit nga Koreja e Veriut, Hyeong-soo Kim, ka thënë se Instituti për Jetëgjatësi është duke bërë të pamundurën për shëndetin e liderit, raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Kjo ndodh vetëm në Korenë e Veriut: Mendoja se Kim Jong-il ishte Zot! (Video)

Kim Jong-un është adhurues i ushqimit dhe verërave, e sidomos djathërave francezë. Pos kësaj, i do porcionet e mëdha, e qëkur erdhi në pushtet shtoi peshë në 130 kilogramë. Ai madje është lëvduar se mund të pi 10 shishe Bordeaux, në drekë me bukuroshet koreane, për çka ka zhvilluar problem me alkoolin. Për këtë ai vuan nga podagra, që njihet si “sëmundje e mbretërve”, e që shfaqet shkaku i obezitetit. Ndërkaq, koreanoveriorët e gjorë po thonë se trashësia e udhëheqësit të tyre mund të jetë e qëllimshme, që të ngjajë me gjyshin e tij, Kim Il-sung.

Lexo po ashtu Dhjetë fakte rreth Koresë së Veriut

Ekipi i shkencëtarëve po lufton kundër diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare të udhëheqësit. Kërkimi i tyre nënkupton studimin edhe të të tjerëve, por shumica e popullit po vuan nga uria, kështu që po detyrohen të ndjekin turistët e huaj që rastisin në këtë shtet bizar, përfshirë diplomatët dhe gazetarët – pa e ditur ata.

Lexo po ashtu Koreja Veriore – shteti bizar

“Në ekip janë shkencëtarë nga Universiteti i Kim Il-sung. Ata specializohen në Mjekësi dhe Teknologji”, tregon Hyeong-soo dhe shton se në kuadër të Institutit është Qendra e Informacionit, ku ishin shkencëtarë dhe diplomatë nga universitete e huaja. “Instituti ruhet ditë e natë, ndërsa është i rrethuar me një mur katër metra të lartë që ka edhe ngarkesë elektrike”.

Lexo po ashtu Koreja e Veriut: Flokët t’i preni sipas stilit socialist! (Foto)

Edhe ish-lideri Kim Jong-il kishte problem me peshën, kështu që ky hulumtim ka kohë që ka nis, për çka shkencëtarët tash kanë zhvilluar disa produkte të caktuara ushqimore – enkas për liderin e sëmurë!

Hyeong-soo Kim, kur ka hyrë në këtë Institut, ka nënshkruar një dokument që e obligon të mos tregojë kurrë se çfarë po ndodhë aty. Por, tash ai jeton në Korenë e Jugut, ku është i lirë të flasë. /Telegrafi/