Site icon Telegrafi

Dijsselbloem kërkon shtimin e investimeve

Kreu i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem tha të hënën në Luksemburg se vendet anëtare duhet të përmbushin sa më parë politikat e investimeve për të zgjidhur dilemën e rritjes së ulët në Europë.

Dijsselbloem tha pas takimit të ministrave të Financave të Eurozonës se është rënë dakord që shtimi i investimeve mund të konsolidojë rimëkëmbjen afatshkurtër si dhe është në favor të përmirësimit të strukturës ekonomike.

Vendet anëtare të Eurozonës do të marrin masa konkrete për nxitjen e investimeve, duke nxitur rritjen ekonomike dhe shtimin e punësimit.

Lidhur me fondet për shtimin e investimeve, Dijsselbloem nënvizoi se tani s’mund të përdoret fondi i ndihmës (Mekanizmi Europian i Stabilizimit), përveç rishikimit të rregullave përkatëse. /Telegrafi/

Exit mobile version